Sado i gjerë të jetë vështrimi ynë, ai është gjithmonë një kënd, një dritare, dhe si i tillë i kufizuar. Vetëm bashkë me këndvështrime të tjera formon mozaikun e së tërës. Të jesh pjesë është vokacioni ynë si njerëz, pjesë e së tërës, me vetëdijen se vetëm bashkë me të tjerët je i plotë.
Nuk mëtoj të them fjalën e fundit, por të jap një kontribut, mundësisht të hapur dhe nevojtar për kontribute dhe plotësime të mëtejshme.